Thibaut Courtois ka thënë se Chelsea duhet ta mund Manchester United-in të dielën, nëse dëshirojnë të mbesin në garë për titull.
Pas dhjetë ndeshjeve të luajtura, “Blutë” gjenden në pozitën e katërt në Premier Ligë, me nëntë pikë më pak se Manchester City, katër pikë më pak se Manchester Unitedi, dhe një pikë më pak se Tottenhami, shkruan KosovaPress.
Sipas portierit belg, ndeshjet e tilla janë vendimtare, dhe ata nuk guxojnë të dështojnë.
“Ne duhet të fitojmë ndeshjet e tilla dhe t’i afrohemi kreut. Duhet t’i marrim këto tre pikë dhe do të japim gjithçka të dielën”, ka thënë Courtois.
Chelsea e pret Manchester United-in të dielën në “Stamford Bridge”, në kuadër të xhiros së 11-të të elitës angleze. /KosovaPress/