ShowBiz

DUB FX, për herë të parë në Shqipëri

Kryeqyteti shqiptar pritet të përjetojë një ndër netët më elektrizuese të këtij viti.

Tirana do të jetë mikpritëse e artistit vizionar që e filloi karrierën në rrugët e Australisë duke krijuar një miksim të tingujve urbanë, soul, Dubstep, Reggae, Jungle dhe i prezantoi bukur në këtë album.

Dub FX, emri i vërtetë i të cilit është Benjamin Stanford, është tërësisht i pavarur, duke performuar vetëm live, duke përhapur famën nëpërmjet fjalës së gojës dhe nëpërmjet rrjetit të brendshëm shoqëror.

Koncerti pritet të fillojë rreth orës 22:00 në sheshin Skënderbej ndërsa do të jenë të pranishëm edhe Dj-ve, Draft, Funky Villainz dhe Erblin Bajko.

Dub FX kujtojmë se është gjithashtu themeluesi i shtëpisë diskografike Convoyunltd.

the authorE B