ShowBiz

Dua shfaqet magjepsëse me fustan të kuq (Foto)

Ajo është njëra ndër këngëtaret më të njohura shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, të cilës nuk po i ndalen suksese në karrierën e saj muzikore.

Këngët e saj kanë bërë që Dua të bëhet njëra ndër këngëtaret më të preferuara edhe në Kosovë dhe më gjerë.

E këto ditë Dua ka shkuar në Kinë, ku dhe po i mahnit të gjithë me bukurinë e saj.

Dua në profilin e saj në Instastory ka postuar një video ku shihet e veshur me një fustan të ngushtë e të kuq që vë në pah linjat e saj perfekte.

E me bukuri natyrale, Dua duket shumë seksi, transmeton Gazeta Express.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e bashkëpunimit më të ri me artistët Wale, Major Lazer dhe Wizkid.

“My Love” titullohet kënga e re e katërshes, e cila është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio.

Përveç këtyre artistëve të njohur Dua në këngën e saj ‘Lost in Your Light’ të cilën e kishte në bashkëpunim edhe me Miguel.

Dua fitoi dashurinë e shumë të rinjve në mbarë botën. Po në të njëjtin vit, ajo publikoi këngën e dytë, “Be the One”, këngë e cila e vendosi Duan në majat e top-listave britanike, si artisten më të mirë të re të vitit 2016. Më pas, Lipa nuk u ndal dhe kështu publikoi këngën e saj të radhës, në shkurt të vitit 2016, të titulluar “Last Dance”, e cila pati një sukses të madh.

Megjithatë, ajo asnjëherë nuk e harroi fansat e saj në Kosovë. Madje më 9 gusht të vitit 2016 për të gjtihë fansat e saj mbajti një koncert në Prishtinë.

Në vitin 2016 është publikuar edhe albumi i saj debutues “Hotter Than Hell”, i cili i prin turneut të saj në Britani dhe Evropë.

Me gjithë këtë sukses, Dua Lipa nuk e harroi vendin e saj. Me 9 gusht 2016, ajo mbajti një koncert për të gjithë fansat e saj në Prishtinë.

the authorE B