Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa është shumë aktive në rrjetet sociale.
Pothuajse çdo ditë ajo publikon fotografie e video nga përditshmëria e saj, transmeton Gazeta Express.
Madje, Dua nuk heziton që ta ndajë një video me fansat e saj as në momente kur ajo është duke bërë dush.
Një gjë të tillë ka bërë së fundmi kur në llogarinë e saj në instastory ajo ka publikuar video ku shihet në vaskë duke bërë dush.
Ndryshe, sa i përket anës profesionale, Dua ka qenë shumë e suksesshme me projekte e koncerte të shumta.
Dua nuk ka qëndruar keq as në jetën private. Ajo është shumë e lumtur së bashku me të dashurin e saj Paul Klein./Gazeta Express/