ShowBiz

Dua në puthje pasionante me të dashurin, kaq shumë i kishte munguar

Këngëtarja e njohur Dua Lipa është duke përjetuar momentet më të bukura me të dashurin e saj.

Angazhimet e koncertet e shumta të Duas kanë bërë që ajo të jetë larg të dashurit të saj Pau Klein, transmeton Gazeta Express.

Por, ylli shqiptar më në fund është takuar me të dashurin e saj në Argjentinë ku të dy duken shumë të përmalluar për njëri-tjetrin.

Këtë më së miri mund ta vëreni përmes një video që ka publikuar Dua në llogarinë e saj në Instagram.

Në këtë video ata shihen duke shkëmbyer puthje pasionante.

“Dashuria më erdhi në Argjentinë”, kishte lënë mbishkrim Dua, ku këtë moment gëzimi ajo po e ndan me të gjithë ndjekësit e saj.

Kujtojmë se ditë më parë, Paul i kishte dërguar Duas trëndafila të kuq, për të cilën ajo ishte shprehur tejet e lumtur. Ajo madje kishte shkruar se zemra ishte gati t’i eksplodojë.

Ndryshe, Dua ditë më parë arriti edhe një sukses, duke fituar çmimin e artistët së re më të mirë në “MTV Europe Music Awards”./Gazeta Express/

the authorE B