ShowBiz

Dua Lipa i kthehet fanses që e kritikoi se ka bërë tatuazh kur ishte fëmijë

Dua Lipa vendosi të urojë kushërirën e saj për ditëlindje, me disa imazhe të shkëputura nga fëmijëria, ku i rikujtonte se ajo ishte mikesha e saj më e mirë.
“Më fal për imazhet turpëruese” – shkruante Dua Lipa krahas albumit që publikoi për 18 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”.

Duket se dashuria për tatuazhet ka lindur kur Dua ishte ende fëmijë. Në njërën nga videot, ajo tregon se ka realizuar tatuazhin e parë në pjesën e fundshpinës, së bashku me mikeshën e saj.

Por edhe përse e paralajmëroi se ishte realizuar me këna, ndjekësit nuk ishin fort të lumtur.

“Fëmijët e vegjël, nuk mund të mbajnë tatuazhe” – komentonte njëra nga fanset e saj.

Komenti kritikues u vu re edhe nga Dua Lipa, e cila vendosi t’i përgjigjet!
“Është vetëm këna! Kështu që merre lehtë” – iu përgjigj Dua

the authorE B