Këngëtarja e njohur Dua Lipa këto ditë është duke përjetuar momentet më të bukura së bashku me të dashurin e saj Paul Klein.
Pas një kohe të gjatë larg nga njëri-tjetrin, Paul kishte shkuar te e dashura e tij Dua në Argjentinë, transmeton Gazeta Express.
Tani ata janë duke shijuar çdo moment së bashku. Kur je i dashuruar me dikë bën edhe gjëra të çmendura por të lezetshme.
Një gjë të tillë ka bërë edhe Dua e cila e ka detyruar Paulin të veshë bluzën e saj.
Madje në një video tjetër Dua shihet duke ia mbyllur gojën me duar Paulit.
Natyrisht të gjitha këto janë për shaka dhe nga dashuria.





















