Didier Drgoba vazhdon të dhurojë spektakël duke sfiduar moshën. Edhe pse në moshën 40-vjeçare, bomberi vazhdon të shënojë super gola.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtit duket sikur po rilind në ligën e dytë amerikane, ku mban veshur fanellën e Feniks Rising.
Drogba realizoi dopietë në fitoren 1-5 ndaj Tulsa. Në minutën e 69-të, 40-vjeçari, nxori nga repertori një perlë, ku me një goditje nga 40 metra, e dërgoi topin në trekëndësh, duke i shtangur të gjithë.