Sport

Dritës i duhen penalltitë për të kaluar në rundin tjetër të Kupës së Kosovës

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita ka kaluar në rrethin e tretë të Kupës së Kosovës por vetëm pasi është djersitur shumë në përballje me skuadrën e Ligës së Parë, Vitinë.
Gjilanasit nuk ishin në gjendje ta siguronin kualifikimin në kohë të rregullt e as vazhdime, pasi u ndalen me barazim 1-1 nga vizitorët nga Vitia pas 90 minutave lojë, raporton Gazeta Express.

Në gjuajtjen e penalltive, lojtarët e Dritës u treguan më të saktë dhe fituan 3-1.