Sport

Drita vazhdon startin perfekt, mposht edhe Trepçën ’89

Drita ka vazhduar startin perfekt në këtë edicion të Superligës së Kosovës.

Skuadra gjilanase ka arritur fitoren e tretë radhazi në po aq ndeshje, duke mposhtur në shtëpi me rezultat minimal 1:0 Trepçën ’89.

Goli i Betim Haxhimusës (59′) doli të jetë vendimtar në këtë sfidë.

Megjithatë, Drita nuk pati aspak ndeshjeve të lehtë, pasi u rrezikua disa herë nga mysafirët.

Skuadra e Ardian Nuhiut tash ka nëntë pikë në pozitën e dytë, me dy ndeshje më pak, kurse Trepça ’89 ka gjashtë pikë në vendin e pestë. /Lajmi.net/