Drita ka shënuar fitore të thellë 4:0 në udhëtim te Vllaznia e Pozheranit.
Derisa në pjesën e parë nuk pati gola, në pjesën e dytë ishin mysafirët ata që kërkuan vazhdimisht golin e epërsisë.
Fidan Gërbeshi (56’) e hapi llogarinë e Dritës, duke shënuar nga penaltia, shkruan KosovaPress.
Pas ardhjes në epërsi, Drita vazhdoi dominimin e në fushë, duke shënuar edhe tre gola të tjerë, me anë të Xhevdet Shabanit (64’), Kastriot Rexhës (83’) dhe Përparim Livorekës (84’).
Me këtë fitore Drita renditet në pozitën e tretë në tabelë, me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa Vllaznia mbetet me vetëm tre pikë.
Në xhiron e ardhshme, Drita e luan derbin ndaj Gjilanit, ndërsa Vllaznia luan si mysafire e Flamurtarit. /KosovaPress/