Drita nga gjilani ka bërë blerje të madhe ku ka shtuar në radhët e veta mesfushorin brazilian, Edenilson Bergonsi.
Intelektualët e kanë bërë këtë transferim për plot 550.000 euro, ku kthehet në transferin më të shtrejtë të një klubi kosovar.
Edenilsoni është 29 vjeçar, dhe më herët ishte pjesë e shumë skuadrave, ndër to: Cska Sofia (Bulgari) , FC Brüssel (Belgjike) , Standart Res. (Belgjike) etj.
Drita po kalon momente të vështira, ku pas 13 xhirove pozicionohet e dhjeta me shtatë pikë. /Indeksonline