Sport

Dridhet Barcelona, operohet ylli i skuadrës

Luis Suarez do të operohet në muajin nëntor

Barcelona nuk do të mundë të llogaritë në Luis Suarezin gjatë muajit nëntor, shkruan e përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo.

Sulmuesi uruguaian do të bëjë një intervenim në gjurin e djathtë, i cili do ta lërë jashtë fushës të paktën tri javë, përcjell Express.

Mungesa e Suarezit do të jetë e madhe për Barcelonën, e cila e ka nisur sezonin në mënyrë fantastike. /Express/