Aktori i njohur i serialit “O sa mirë”, Jeton Zogjani ose më mirë i njohur si ‘drenicaku’, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni.
Zogjani ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, një foto përkrahë Ziadin Selës i cili është sulmuar rëndë sot në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Indeksonline.
“Qendro i forte, nga ty kane frike. Keshtu te duam te forte dhe te buzeqeshur Sele!!”, ka shkruar ai përbri fotos./Indeksonline/