Ndeshja e së premtes në mes të Drenicës dhe Trepçës ‘89 e cila zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, do ta hapë javën e 14-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Ndërkohë tre ndeshje do të luhen të shtunën, ku spikat përballja në mes të Lirisë dhe Prishtinës.
Flamurtari – Drita dhe Vllaznia – Vëllaznimi janë dy ndeshjet e tjera që luhen të shtunën.
Të dielën zhvillohen dy ndeshje, dhe derbi do të luhet në Gjilan, në mes të Gjilanit dhe Llapit, ndërsa po të dielën, Besa e pret Feronikelin në Pejë.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.
Vala Superliga – Java 14 E premte, 3 nëntor Drenica – Trepça’89
E shtunë, 4 nëntor Liria – Prishtina Flamurtari – Drita Vllaznia – Vëllaznimi
E diel, 5 nëntor Gjilani – Llapi Besa – Feronikeli