Julian Draxler pritet të largohet nga PSG pas vetëm gjashtë muajsh
Transferimi i Neymar dhe ardhja e Kylian Mbappe do të thotë se Julian Draxler nuk ka vend në skuadrën e parë të PSG-së.
Kjo ka bërë që ai të jetë në kërkim të një skuadre të re, me Bayern Munichun si një nga opsionet.
Por, këtë shpresë të lojtarit e ka shuar presidenti Ulu Hoeness, i cili tha se Bayerni tashmë ka shumë lojtarë të mirë në skuadër.
“Julian Draxler? Nëse do shkojmë të blejmë një lojtar si Draxler, atëherë ashtu si në rastin e blerjes së James do shtrohet pyetja: Po Thomas Müller? Padyshim që një lojtar si Julian do i përshtatej shumë mirë Bayernit, por ne nuk duam të shesim asnjë nga lojtarët që kemi”, tha Hoeness për mediat gjermane.
Për Draxler po interesohen dy skuadrat angleze Liverpool dhe Arsenal. /Express/