Julian Draxler ka përjashtuar largimin nga Paris Saint-Germain këtë verë, pavarësisht lidhjeve me një numër klubesh evropiane.
Gjermani i cili u bashkua me parizianët në janar nga Wolfsburg, është lidhur me Barcelonën në mesin e disa klubeve të Ligës së Kampionëve.
“Nuk po mendoj të largohem nga klubi në dimër apo verë,” u tha Draxler gazetarëve, siç raportohet nga Marca.
“Unë jam në mes të sezonit me PSG tani dhe unë jam i përqendruar në qëllimet e larta që kemi.
“Tani nuk është një moment relevant për të menduar për të ardhmen time. Por, sigurisht, Bundesliga është gjithmonë interesante “. /IndeksOnline/