Anësori gjerman, Julian Draxler, dëshironte të transferohej në Barcelonë
Me ardhjen e Neymar deh sulmuesit francez, Kylian Mbappe, gjermani Julian Draxler ka shumë pak hapësirë në skuadrën e PSG-së.
Draxler kishte shpresuar që gjatë kësaj vere do të largohej nga Franca, për të kaluar në Spanjë të Barcelona, shkruan Mundo Deportivo.
Gjermani ishte kërkuar me ngulm nga dy skuadrat angleze, Arsenal dhe Liverpool, por ai dëshironte vetëm skuadrën katalunase.
Gjatë janarit thuhet se Draxler mund të kthehet në Gjermani, pasi për të interesim ka shprehur Bayern Munich. /Express/