Sport

Dortmund kërkon talentin e Manchester Cityt

Borussia Dortmund po përpiqet që ta siguroj shërbimet e Jadon Sancho.

Bosi i Cityt, Pep Guardiola kohëve të fundit i ofroi lojtarit vazhdimin e kontratës prej 30,000 funtesh në javë, por Sancho shpejt e kishte hedhur poshtë ofertën më parë.

Megjithatë Dortmund nuk është i vetmi klub në përpjekjen e tyre për të siguruar nënshkrimin e lojtarit.

Real Madrid, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham kanë treguar interesim për blerjen e tij. /IndeksOnline/