Borussia Dortmund bëri të ditur sot se ka marrë sulmuesin ukrainas, Andriy Yarmolenko, për ta zëvendësuar francezin Ousmane Dembele, i transferuar te Barcelona.
Yarmolenko, 27 vjeç, është angazhuar për katër vjet nga Dinamo Kiev. Shifra e transferues është mbi 25 milionë euro.
“Andrej është një lojtar të cilin e kemi ndjekur prej kohesh, që luan në nivel teë lartë për klubin dhe vendin e tij”, deklaroi drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc.
Yarmolenko luan që nga viti 2008 me Dinamo Kiev, klub me të cilin ka shënuar 137 gola në 339 ndeshje, duke u zgjedhur si lojtari më i mirë i Ukrainës tri here.