Duket se Vincenzo Montella është dorëzuar dhe pritet vetëm shkarkimi i tij nga stoli i Milanit, transmeton IndeksOnline.
Ai pas barazimit me AEK-un dha një deklaratë tejet interesante duke u ndier i zhgënjyer me rezultatet e skuadrës së tij.
“Prej disa kohësh po shoh për së gjalli varrimin tim! Pasi e thashë këtë, them që e ndjej mbështetjen e klubit. Më pas të shohim. Kemi edhe shumë punë për të bërë, por luftuam fort. Skuadra është e përqendruar dhe mendon vetëm për atë që ndodh në fushën e lojës. Unë kam besim.”
Edhe me këtë barazim Milani kryeson grupin D me 8 pikë, dy më shumë se pozita e dytë AEK-u./IndeksOnline/