Tifozët e Realit mendojnë se Reali më nuk ka gjasa për titullin e La Ligas.
Pas humbjes shokuese 2:1 nga Girona, Real Madridi ka mbetur në pozitën e tretë me 20 pikë pas 10 xhirove, shkruan Gazeta Express.
Kështu, “Los Blancos” tani e shohin vetën tetë pikë prapa liderit, Barcelonës – që është në super formë edhe pas largimit të Neymar, që nuk është duke u vërejtur për asnjë moment mungesa e brazilianit.
MARCA tani ka bërë një sondazh me tifozët nëse Reali mund t’i kthejë gjerat në favor ashtu siç thotë edhe Zinedine Zidane, por vetëm pak prej tyre janë optimist për këtë gjë.
Në pyetjen se a mundet ende Reali ta fitojë La Ligan, 72 % e votuesve janë përgjigjur “JO” dhe vetëm 28 për qind e tyre mendojnë se “Los Blancos” do të përmbysin gjithçka.
Kjo është një situatë e vështirë për Zinedine Zidane pasi sipas MARCA-s, Madridi kurrë nuk e ka fituar titullin kur ka qenë tetë pikë prapa liderit në La Liga. /Gazeta Express/