Sport

Donnarumma shumë pranë rinovimit me Milanin

Klubi italian ka arritur ta bindë portierin dhe agjentin e tij, për të qëndruar në San Siro.

Gjithçka po shkon mirë për Milanin në këtë verë. Pasi që klubi ka arritur të transferojë shtatë futbollistë të rinj, ata ia kanë dalë ta bindin edhe Gianluigi Donarumman për të vazhduar kontratën.

Në fillim ai nuk pranoi të rinovonte, më pas ndryshoi mendje dhe tani më gjithçka duket se po shkon drejt normalitet, sepse Gigi do të vazhdojë aventurën e tij me fanellën e kuqezinjve.

Sipas medieve italiane, në takimin e zhvilluar, mes drejtuesve të klubit dhe agjentit Mino Raiola, kanë marr pjesë dhe familjarë të Donnarummas.

Në fund një shtrëngim duarsh mes palëve dhe një kontratë deri më 2021 ku 18-vjeçari do të përfitojë 6 milionë euro në vit. Po ashtu në marrëveshje është përfshirë edhe klauzola e largimit të tij, e cila kap shifrën e 75 milionë eurove.