Sport

Donnarumma nuk shkon në provime për shkak futbollit

Gianluiggi Donnarumma ka shtyrë provimet për të qenë i pranishëm me kombëtaren italiane.

Portieri i Milanit dhe Italisë, Gianluigi Donnarumma ka shtyrë provimet e tij në kolegj për një muaj në mënyrë që të luajë për ‘Azzurrët’ në Kampionatin Evropian për 21-vjeçarët.

18-vjeçari ka marr një ftesë nga trajneri Luigi Di Biagio, pavarësisht raporteve të mëparshme që sugjeronin se ai do të humbasë turneun në mënyrë që t’i nënshtrohet provimeve të tij në shkollë.

Por Donnarumma ka zgjedhur futbollin para shkollës dhe kështu pas përfundimit të evropianit, ai do të kthehet në vendlindje për të kryer provimet.