Sport

Donis Avdijaj mungon 12 javë

Donis Avdijaj, sulmuesi i Schalkes, do të mungoj rreth 12 javë pas lëndimit që pësoi ditë më parë

Ylli kosovar, Donis Avdijaj ka marrë një lajm të keq nga stafi mjekësor i ekipit gjerman, Schalke.

Sipas klubit gjerman sulmuesi shqiptar do të mund të kthehet në fushën e blertë vetëm pas 12 javësh (pas tre muajve), pasi ka lënduar meniskun gjatë fazës përgatitore të Schalkes në Kinë.

Ky është një lajm i keq ky për talentin e Schalkes që sezonin e fundit luajti në formë huazimi te Sturmi Graz në Austri, ku shënoi 8 gola në 34 ndeshje të kampionatit.

Drejtuesit dhe tifozët e Schalkes kishin pritshmëri të larta për sa i përket rendimentin e Avdijajt, por faza përgatitore në Kinë ishte e pafat për të.