Rajon & Botë

Donald Trump thotë se është president i kohës moderne

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka mbrojtur përdorimin e vet të rrjeteve sociale në një seri postimesh në Twitter, pas një mosmarrëveshjeje rreth komenteve që presidenti i kishte bërë për prezantuesit e televizionit amerikan MSNBC.
“Përdorimi im i rrjeteve sociale nuk është presidencial – është përdorim presidencial modern,” ka shkruar Trump në Twitter, transmeton Express.

Në fillim të kësaj jave, presidenti i sulmoi egërsisht prezantuesit Joe Scarborough dhe Mika Brzezinski.

Komentet e tij u dënuan njësoj nga demokratët dhe republikanët, përkundër përkrahjes që presidenti mori nga Shtëpia e Bardhë.

Ndihmësit e Trump kanë shprehur shqetësim në të kaluarën rreth postimeve të tij në Twitter.

Por, të shtunën presidenti ka thënë se mediat sociale i kanë thënë atij mundësinë të lidhet drejtpërdrejt me publikun duke shmangur mediat kryesore, përmbajtjen e të cilave Trump vazhdimisht e cilëson si lajme të rreme.

“Mediat e rreme dhe mashtruese janë duke punuar me zell për t’i bindur republikanët dhe të tjerët se unë nuk duhet t’i përdori rrjetet sociale. Por, mbajeni në mend, unë i fitova zgjedhjet e 2016-s me intervista, fjalime dhe mediat sociale,” ka shkruar Trump./Express/

the authorE B