ShowBiz

Don Arbas me urim prekës për ditëlindjen e mbesës

Një ditë më parë ka festuar ditëlindjen e shtatë, Viktoria, vajza e këngëtares së njohur Arta Bajrami.

Ditëlindja e saj erdhi vetëm pak ditë pasi ndërroi jetë Zejnullah Bajrami, babai i këngëtares, transmeton Gazeta Express.

Për Viktorian një urim nuk ka munguar as nga daja i saj Don Arbas.

Ai në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një fotografi të mbesës së tij ku bën një urim tejet prekës.

“Victoria Urime ditlindjen e 7t te don Dajo me Gjyshen shum dhe Gjyshi te ka dashur shume, Por ja qe jeta duhet te vazhdoj. Te deshiroj jete te gjate te lumtur dhe me shum suksese ne jete, Ti je Princesha e Dajes “, ka shkruar Don Arbas.

the authorE B