Aktuale

Me dokumente të falsifikuara synonte Zvicrën

Në aeroportin e Shkupit është kapur T.H. (26) nga Kosova.

Pas kontrollit të pasaportave dhe verifikimit të të dhënave, është gjetur se ka hyrë në Maqedoni nëpërmjet kalimit kufitar Tabanoc, i cili me dokumente të falsifikuara synonte të mbërrijë në Zvicër. Ai kishte një kartë identiteti italiane, ndërsa policët kanë dyshuar se ishte e falsifikuar, d.m.th. numri serik, numri i parë ishte ndryshuar. Personit në portofolin e tij i janë gjetur patenta italiane dhe karta e sigurimeve që ishin falsifikuar gjithashtu, njoftojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.

Nga biseda është konstatuar se dokumentet e mësipërme italiane ishin të falsifikuara dhe ai i kishte blerë ato nga një person i panjohur në Republikën e Shqipërisë për më shumë se 500 euro. /albinfo/

the authorE B