ShowBiz

Doktoresha e Getoar Selimit thotë se ai është…

A ju kujtohet Fatime Kosumi? Para shumë vitesh ishte shumë e njohur, e bënte këngë e duete me më të pëlqyerit e më të famshmit.

Bashkëpunimi më i rëndësishëm dhe më me ndikim në karrierën e saj, ishte ai me “Tingulli 3nt” në këngën “Ai është i trrent”, ku Fatimja spikati për zërin dhe aktrimin në klip, shkruan “Kosovarja”.

Tashmë, ajo ka ndërruar totalisht destinacion muzikor, pasi është bërë tejet eksperimentale dhe po e kultivon një zhanër muzikor pak të çuditshëm, E, Fatimja tashmë është bërë Andrra, pra e ka ndërruar edhe emrin, së paku në kontekstin artistik. Kënga më e njohur e saj si Andrra, është ajo me titull “Kalle llamën”.

Fatimja mund të ndërroj stil, zhanër e çka do tjetër, por për publikun e gjerë do të mbetet gjithmonë doktoresha e Getit në videoklipin e këngës “Ai është i trrent”

the authorE B