Aktuale

Dogana jep 45 mijë euro për asgjësim të kafshëve dhe shpezëve

Janë 1 mijë e 100 shpezë dhe kafshë që pritet të asgjësohen gjatë tri viteve të ardhshme. Kështu është bërë e ditur në një tender të Doganës së Kosovës të quajtur: “Shërbimet e asgjësimit të mallit të konfiskuar të llojit të shpezëve dhe kafshëve”, shkruan Indeksonline.

E për asgjësimin e këtyre kafshëve e shpezëve, do të shpenzohen plotë 45 mijë euro.

Në këtë tender janë treguar edhe për llojet e kafshëve që do të asgjësohen.

“Asgjësimi i kafshëve (kali, gomar dhe gjedhe) 100 Asgjësimi i deleve, dhive dhe derrave 500 Asgjësimi i shpezëve 500”, thuhet në tender.

Operatori ekonomik i cili do ta merr këtë tender pritet që asgjësimin ta kryejë në të gjithë territorin e Kosovës ku konfiskohen kafshët dhe shpezët duke përfshirë edhe hapësirën ku e cakton OE për groposje të tyre.

Kohëzgjatja e kontratës publike përfshin 36 muaj sipas këtij tenderi.

Në anën tjetër, Adriatik Stavileci, nga zyra për media në Doganën e Kosovës, për Indeksonline ka thënë se tenderi i shpallur ka për qëllim ofrimin e shërbimeve për asgjësimin e kafshëve nga ofertuesit potencial për tri vitet e ardhshme.

Stavileci me tutje ka treguar se pse do të bëhet ky asgjësim i kafshëve.

“Dogana gjatë punës se përditshme has dhe konfiskon edhe kafshë, kafshë të imta (dele, dhi, derra etj) dhe shpezë qe tentojnë te kontrabandohen në Kosove, kafshët dhe shpezët kontrollohet nga Agjencioni i Veterinës dhe në rast se janë të infektuara me ndonjë virus apo sëmundje lëshohet urdhëresa nga inspektorët e veterinës për asgjësim”, ka thënë ai përmes një përgjigje elektronike.

Ai sa i përket sasisë së tyre mbi 1 mijë, ka thënë se është për tri vitet e ardhshme është obligative me rregullat e ligjit të Prokurimit.

Kujtojmë që sëmundjet e shfaqura të kafshët në vitin 2016 kishin bërë që disa prej tregjeve të mbyllen.

Vitin e kaluar komuna e Kosovës kishin marrë vendim për mbylljen e tregut të kafshëve dhe për një kohë të pacaktuar ato kishin qëndruar të mbyllura./Indeksonline/

the authorE B