Ermal Fejzullahu është një ndër emrat më të kërkuar në skenën muzikore.
Ai është shumë aktiv si me projekte të reja, ashtu edhe me mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit.
Së fundi, ai ka udhëtuar në Gjermani, por meqë kishte probleme me fytin, u detyrua të shkonte në barnatore për të marrë hapa në mënyrë që të shërohet.
“Mu ka mshel dugoja (fyti) erdha ne barnatore N’Gjermani edhe mu kujtu ajo reklama qe m’shkojke nerva” ka shkruar Ermali.