Aktuale

DnV tregon se në sa ora do t’i publikojë rezultatet e fundit të zgjedhjeve (Foto)

Demokracia në Veprim gjatë orëve të fundit të mbrëmjes së kaluar ka numëruar 87 përqind të votave.

Përmes një postimi në Facebook, drejtori i këtij instituti Ismet Kryeziu ka publikuar edhe rezultatet në fjalë për të gjitha partitë.

Sipas rezultateve të publikuara nga DnV del që koalicioni PAN të ketë marrë 33.1 përqind, Vetëvendosje 26.6 përqind dhe koalicioni LAA me 25.3 përqind.

Ndryshe Demokracia në Veprim pritet që sot gjatë orës 16:00 të mbajë një konferencë për media ku edhe do të shpalosë të gjitha të gjeturat rreth procesit të votimit të zgjedhjeve nacionale gjatë ditës së djeshme./Indeksonline/

the authorE B