KF Tirana i ka bërë një dhuratë mjaft të bukur tifozit bardhë-blu në TV Klan.
Ne emisionin “E diela shqiptare”, presidenti Refik Halili dhe zevëndes kapiteni i skuadrës bardhë e blu Gentjan Muça i kanë bërë një surprizë një djaloshi të quajtur Rexhino në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. shkruan GazetaBlic.com.
Në pamundësi për të ndjekur ëndrrën e tij për tu bërë futbollist, Rexhino ka marre si dhuratë mundesinë për tu bërë pjesë e akademisë bardh e blu dhe një set materialesh dhe aksesorësh bardh e blu.
Djaloshi e ka përjetuar me shumë emocion këtë surprizë. Shkruan GazetaBlic.com
KF Tirana vijon te jete prezentë gjithmonë jashtë fushave te blerta, duke treguar gjithmonë se është me tepër se një klub futbolli dhe gjithmonë pranë tifozëve bardhë-blu që janë vlera me e madhe e këtij klubi.
Nëna e djaloshit dhe djaloshi kanë falënderuar Presidentin Refik Halili dhe Ardit Gjebrean për këtë dhuratë./GazetaBli.com