Aktuale

Djali i Thaçit, Endriti, replikon me Kurtin, ia kërkon çikën për grua

Albin Kurti i VV’së e Presidenti Hashim Thaçi, siç duket shumë shpejt pritet që të bëhen ‘miq’ shtëpie. Djali i Thaçit, Endriti, është bërë gati për martesë. Ai madje publikisht po ia kërkon dorën vajzës së liderit të VV’së, Albin Kurtit
“…Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë”, i ka shkruar Endriti në Instagram

Djali i presidentit Thaçi këto komente i bëri pas deklaratave të Albin Kurtit, i cili sot tha se Thaçit i ka mbetur vetëm edhe djalin ta martojë me vajzën e Vuçiqit.

Endriti, ka shkruar në ‘Instagram’, se e falënderon Albin Kurtin për këtë ofertë, mirëpo ai do ta presë vajzën e Kurtit për martesë deri sa të rritet.

Por që kjo të ndodhë Endriti i Thaçit i ka disa kushte. Thotë se vajza e Albinit duhet që çështje primare ta ketë identitetin kombëtar.

“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem… Ajo duhet të ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez”

“E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri”, ka shkruar djali i presidentit Thaci, Endriti.

the authorE B