Djali i madh i Presidentit amerikan, Eric Trump, ka thënë se është “i sigurt” se motra e tij Ivanka e ka bindur Donald Trump-in të ndërmerrte veprime ushtarake kundër vrasjes së fëmijëve të pafajshëm në Siri.
Presidenti Trump ka urdhëruar sulme ajrore kundër një baze siriane mbrëmjen e së enjtes në përgjigje të një sulmi me armë kimike nga ana e regjimit të Bashar al-Asad, që vrau të paktën 87 persona, duke përfshirë më shumë se 30 fëmijë.
“Ivanka është një nënë e tre fëmijëve dhe ajo ka shumë ndikim në këto ceshtje. Jam i sigurt se ajo ka thënë: “Dëgjoni, kjo është tmerrshme, duhet të bëjmë diçka”, tha Eric Trump për “The Telegraph”.
“Babai im duhet të veprojë në kohë si këto, – shtoi Eric – Amerika në një farë mënyre është udhëheqësja globale dhe si superfuqia e botës duhet të dalë përpara dhe të veprojë. Ky sulm u mbështet nga shumë prej aleatëve tanë dhe unë mendoj se kjo është një gjë e madhe”, tha djali i Presidentit amerikan.