ShowBiz

Dj Blunt dhe Real One nuk kanë të ndalur (VIDEO)

Me verën e cila tashmë ka nisur, shumë këngëtarë janë mobilizuar për përgatitjen e projekteve të reja.
E një i tillë nuk kishte se si të mungonte as nga Dj Blund e Real One.

Ata për Express kanë konfirmuar se së shpejti do të vijnë me një videoklip të.

‘Për momentin jemi tu e shiju suksesin e këngës ‘Do u love me’ që e kemi publiku para tri jave. Po nuk do të ndalemi me kaq pasi që në fund të gushtit do të vijë edhe një projekt tjetër i ri’, ka thënë Real One për Express.

Përveç kësaj Real, ka zbuluar se do së shpejti do t’i publikojnë edhe dy albume.

‘Jemi tu punu shumë. Për momentin jemi të angazhuar edhe tek albumet, sepse në fund të shtatorit do t’i publikojmë dy albume. Në këto albume nuk do të ketë bashkëpunime’, shtoi Real për Express.

Riktojmë se Blunt dhe Real, në këngën e fundit kanë arritur mbi 1 milion klikime në Youtube. /GazetaExpress/.

the authorE B