Sport

Ditë vendimtare për Donnarumman

E ardhmja e portierit italian mbetet ende në dyshim.

Sot pritet të vendoset nëse Gianluiggi Donnarumma do të vazhdojë me Milanin apo do të vihet në listë për t’u shitur nga klubi kuqezi.

Sipas mediave italiane drejtuesit e Rossonerëve sot do të takohen me menaxherin e portierit të talentuar, Mino Raiola.

Drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone do të tentojë ta bind agjentin e portierit për të vazhduar kontratën e cila skadon më 2018.

Donnarumma ka kërkuar një pagë prej 4.5 milionë eurove në sezon, si dhe një klauzolë lirimi në rast se Milan nuk arrin rezultatet të kënaqshme në sezonin e ri.

Nëse Milan nuk i plotëson këto kushte, Donnarumma do të largohet.