Dita e sotme në NBA ka sjellë rezultate surprizë, me humbjen e dy ekipeve më të mira në këtë ligë Golden State dhe Cleveland, që duket se nuk po kalojnë një moment të mirë.
Cavaliers vijojnë momentin e krizës, që sot u mundën 116-98 nga Orlando, ndeshje e komanduar nga skuadra vendase. Cleveland e nisi mirë takimi, por në periodën e fundit erdhi përmbysja e skuadrës vendase, ku u dallua Simmons me 34 pikë, ndërsa 25 pikët e 10 rebaund të LeBron James mbetën për statistikë.
Zhgënjen edhe Golden State, që u mund 125-105 nga Oklahoma, ndeshje e dominuar nga Thunder, me Paul George që realizoi 38 pikë, ndërsa Durant 34, duke bërë diferencën në parket. Për Warriors u dallua Durant me 33 pikë, por ër mbetën për statistikë. Fiton skuadra e Houston, që mundi 123-113 Brooklyn dhe kërkon të marë kreun në Perëndim, ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dallua Harden me 36 pikë e Paul me 25.