Kosova – Kroacia, Lihtenshtajni – Shqipëria, janë dy sfidat që do të zhvillohen sonte nga ora 20:45.
Kosova dhe Shqipëria do t’i zhvillojnë sonte ndeshjet e radhës në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018.
Kosova do të zhvillojë sfidën e parë si vendas, edhe përkundër se nuk do të luajë ndeshjen në shtëpi, por në Shqipëri në ‘Loro Boriçi’ – derisa Shqipëria do të jetë mysafirë i Lihtenshtajnit, para se me nëntë tetor të luajë në ‘Loro Boriçi’ me Spanjën.
Dikur shqiptarët kishin vetëm Shqipërinë për ta përkrahur, sot do të kenë dy Kombëtare dhe pavarësisht se çfarë ndodhë, shqiptarët janë fitues. /Express/
