Sport

Distria e ‘nokauton’ xhudisten serbe, kalon me lehtësi në gjysmëfinale

Distria Krasniqi me një paraqitje të jashtëzakonshme ka arritur të mposht xhudisten serbe, Andrea Stojadinov, për të siguruar kalimin në gjysmëfinale të ‘Grand Prix Antalya’.

Distria Krasniqi ka bërë një hap të madh drejt medaljes në turneun ‘Grand Prix Antalya’.

Xhudistja nga Kosova ka shënuar edhe fitoren e dytë në Turqi me ippon, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Krasniqi ka arritur që në çerekfinale brenda pak sekondave të mposht me ippon garuesen serbe, Andrea Stojadinov.

Në gjysmëfinale, Distria takohet me fituesen e takimit Yujeong Kang – Marusa Stangar./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli