Disa klube të ndryshme të Serisë A, përfshirë këtu Milanin, Fiorentinën dhe Hellas Veronën, i kanë suspenduar seancat stërvitore për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Të gjithë eventet sportive në Itali u suspenduan deri më 3 prill sipas dekretit të së hënës të qeverisë italiane, pasi që i gjithë vendi është vendosur në karantinë shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Express.
Në këtë dekret të qeverisë italiane përfshihen edhe Serie A dhe Serie B, përderisa për momentin duket se ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës do të zhvillohen, por shumica pa praninë e tifozëve në stadium.
Duke e pasur këtë gjë parasysh, Milani, Fiorentina, Bologna, Hellas Verona, e pritet të ketë edhe klube të tjera së shpejti, kanë vendosur që t’i anulojnë stërvitjet të paktën për një javë.
Ndërkohë, Lazio ka vendosur që t’ua tregojë lojtarëve disa stërvitje të cilat ata mund t’i kryejnë gjatë kohës sa do të jenë në shtëpi. /Gazeta Express/