Aktuale

Diplomatët e huaj në Kuvend

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie është parë sot në ambientin e Kuvendit të Kosovës
Po ashtu, aty ishte edhe ambasadori i OSBE-së, Jan Brathu.

Nuk kishte asnjë njoftim zyrtar rreth takimeve të diplomatëve të huaj.

Zyra e kryetarit të Kuvendit ka thënë për Gazetën Express se ky ishte një takim i rregullt.

Ndërkaq, edhe sot do të vazhdojë seanca e papërfunduar dje për të vazhduar me seancën e re që ndër të tjerë në rend dite ka edhe shqyrtimin e Platformës për fazën finale të dialogut me Serbinë. /Express/

the authorE B