Dy reperët e njohur Ledri Vula e Noozy, dikur njiheshin për konfliktet që kishin me njëri-tjetrin.
Mirëpo ka kohë që ata kanë rregulluar raportet e tyre dhe kanë lënë të kaluarën prapa.
Madje nga dyshja e njohur është pritur edhe një bashkëpunim.
Sot Ledri feston ditëlindjen dhe ndër urimet e shumta që ka marrë është edhe urimi nga Noizy.
“Edhe 100 Tjera”, ishte ky urimi që i kishte bërë Noizy Ledrit.
Ndërkohë ditë më parë Noizy kishte publikuar projektin e tij të fundit “100 Kile”, këngë kjo që është mbështetur edhe nga Ledri.
Ledri në profilin e tij në Instagram kishte postuar një fotografi nga klipi i Noizyt./Gazeta Express/