Sport

Dihen edhe dy gjysmëfinalistë

San Antonio e Toronto janë skuadrat e radhës që e kanë siguruar kualifikimin në rrethin e ardhshëm të garave, njofton zeri.info. San Antonio e ka shënuar fitoren e katërt (103:96) ndaj Memphisit dhe pa pasur nevojë të zhvillohet ndeshja e shtatë e ka realizuar synimin e saj me rezultatin e përgjithshëm 4:2.

Kawhi Leonard ishte më efikasi te Spurs me 29 pikë, dy më tepër se Tony Parker (27), i cili pati paraqitje si në ditët e tij më të mira. Në anën tjetër, te Memphis e gjithë pesëshja e parë realizoi pikë dyshifrore.

Mike Konly me 26 e Marc Gasol me 18 pikë ishin më të dalluarit, por këtu përfundoi aventura e tyre për këtë kampionat. Edhe Toronto është kualifikuar në gjysmëfinale, duke e eliminuar Milwaukeen me 4:2.

Raptors në ndeshjen e fundit fitoi me rezultat 92:88, ku më i merituari ishte DeMar DeRozan me 32 pikë, ndërsa pikë dyshifrore (13) realizoi vetëm edhe Kyle Lowry. Giannis Antetokounpo me 34 pikë ishte më efikasi te Miwaukee.

Rezultatet: Memphis – San Antonio 96:103 (2:4), Milwaukee – Toronto 89:92 (2:4)./Zëri/