Aktuale

Digjet vetura në Pejë

Policia e Kosovës raporton se në Pejë, në rrethana të pa njohura është përfshirë nga zjarri vetura Audi A-8.

Si pasojë e zjarrit është djegur pjesa e parë e veturës. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 4000 euro. Nuk raportohet për të lënduar./KosovaPress/

the authorE B