Aktuale

Digjet vetura e një pjesëtari të Policisë në Veri të Mitrovicës

Një veturë është djegur, ndërsa dy të tjera janë dëmtuar sot, heret në mëngjes, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Siç raporton Radio Kontakt plus, në gjuhën serbe, djegia e veturë ishte pasojë e një zjarrvënie, që konsiderohet e qëllimshme, transmeton Koha.net.

Vetura e djegur ishte pronë e pjesëtarit të Policisë së Kosovës.

Zëvendësi i komandantit rajonal të Policisë së Kosovës, Besim Hoti, i tha Radio Kontakt plus se në vetura është shkaktuar dëm i madh dhe se policia po e heton rastin.

Veturat, e djegura dhe dy të dëmtuarat ishin të parkuara afër Shtëpisë së Shëndetit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Incidenti ka ndodhur sot, herët në mëngjes, rreth orës 4.

the authorE B