Aktuale

Digjet një stallë me ushqim për bagëti në Podujevë

Gjatë ditës së djeshme, një person nga Podujeva ka njoftuar se në rrethana të panjohura stalla e tij me ushqim të bagëtive është përfshirë nga zjarri.

Policia përmes raportit policor njofton se njësitë e zjarrfikësve kanë shuar dhe lokalizuar zjarrin.

Por, sipas ankuesit, vlera e këtij dëmi është rreth 2700 euro.

\

the authorE B