Aktuale

Digjet dy vetura të serbve në Zveçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në rrugën “Prote Stojan” në Zveçan, dy vetura janë përfshirë nga zjarri.

“Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë dy vetura civile pronë e dy ankuesve meshkuj K/Serbë. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në njoftimin e policisë. /Indeksonline/

the authorE B