Vazhdojnë vatrat e zjarrit në të gjithë vendin ku qindra hektarë rrezikohen nga zjarri. Gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Mollasit janë djegur një masiv me pisha në një sipërfaqe rreth 3-4 haktarë.
Zjarri është shfaqur rreth orës 19.00 dhe është shuar rreth orës 24.00. Për shuarjen e tij janë angazhuar shërbimi zjarrfikës i Elbasanit, sherbimi pyjor dhe komuniteti.Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Ky është rasti i pestë i shfaqjes së vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Mollas të Cërrikut. Ndërkohë policia po punon për të identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies. /albeu.com/