Aktuale

Diell por ftohtë, ky është moti mbi Kosovë

Moti sot mbi Kosovë do të shënojë një ngritje të lehtë, por temperaturat minimale akoma shënojnë në minus gradë.

Sot pritet mot i ngjashëm me dje, mirëpo temperaturat maksimale dhe minimale do të shënojnë rritje prej një gradë, shkruan gazetametro.net.

Sot gjatë ditës temperaturat do të variojnë nga -2 gradë gjatë mëngjesit, deri në 8 gradë maksimalja.

Mot më i nxehtë pritet të mbajë nesër. Temperaturat maksimale do të shkojnë në 11 gradë, ndërkaq minimalja akoma do të qëndrojë nën zero.

Moti do vazhdojë të rregullohet, e madje ditën e premtë temperaturat do të shënojnë 14 gradë maksimalja.

the authorE B